Shaqiri zëvendësues, Interi zhgënjeu!

Sporti

Shaqiri zëvendësues, Interi zhgënjeu!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2015 Në ora: 16:57

Interi pritej se do të ndalë tre pikë në vatër të tyre, por befasoi për të keq me rezultat shikuesit në sfidën me Torinon. Skuadra e Interit luftojë deri në fund, dominoi sfidën, por jo edhe ta mposhtin kundërshtarin. Interi humbi në çastet e fundit me rezultat 1:0 me Torinon në San Siro. Xherdan Shaqiri u aktivizua në pjesën dytë përkatësisht nga minuta e 56-të në vend të D’Ambrosio.

Shaqiri futet në lojë angazhohet maksimalisht, por ishte e pamundur ta shpërthejnë mbrojtjen bunker e kundërshtarit. Lukas Podolski luajti titullar deri në minutën e 66-të dhe u ndërrua nga Donkor. Trajneri Roberto Mancini nuk pati zgjidhje se si ta zhbllokojë mbrojtjen e fortë të Torinos. Shaqiri u përpoq disa herë, por pa sukses që të shënojë. Moretti në minutën e 90+4 ‘ngriu’ San Siron dhe ia sjelli tre pikë të mëdha ekipit të tij. Interi renditet në vend të nëntë me 26 pikë dhe ka një më shumë se Torino që klasifikohet e 12-ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat