Stuttgart fiton 4-1 ndaj Freiburg

Sporti

Stuttgart fiton 4-1 ndaj Freiburg

Më: 29 nëntor 2014 Në ora: 00:56

Stuttgarti ja doli të merrte tre pikë në transfertën e Mage Solar Stadion duke fituar me shifrat e thella 4-1 përballë vendasve të Freiburgut.

Më në fund ka festë edhe për Stuttgartin. Ndryshimi në drejtim pati një efekt jo të vogël te Shvabët që në ndeshjen e parë me në krye trajnerin Huub Stevens arritën të riktheheshin te fitorja pas 3 humbjeve radhazi dhe e bënë dicka të tillë në mënyrën më bindëse të mundshme. Stuttgarti ja doli të merrte tre pikë në transfertën e Mage Solar Stadion duke fituar me shifrat e thella 4-1 përballë vendasve të Freiburgut. Ishin pikërisht miqtë ata që kaluan të parët në avantazh teksa në minutën e 31-të austriaku, Martin Harnik u gjend në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të shtyrë në rrjetë një top të goditur me kokë brenda zone nga qëndërmbrojtësi Rudiger.

Gjithsesi reagimi i Freiburgut ishte i shpejtë pasi në minutën e 42-të ceku Darida goditi saktë nga distanca duke mposhtur portierin Ulreich për t’i cuar shifrat në 1-1. Megjithatë Huub Stevens i dha atë shtysën e duhur Stuttgartit në pushim dhe kur kishin kaluar vetëm 8 minuta nga starti i pjesës së dytë Shvabët kaluan sërish në avantazh. Këtë herë ishte ekuadoriani Carlos Gruezo ai që finalizoi një kundërsulm të shpejtë të miqve. Werner në minutën e 68-të i coi shifrat në 1-3 pas një asisti perfekt që mori nga Leitner ndërsa për të vendosur në kasafortë fitoren e Stuttgartit mendoi Harnik, i cili 6 minuta më vonë sigloi dygolëshin personal në këtë sfidë. Me këtë fitore Stuttgarti arriti Freiburgun në tabelën e klasifikimit në kuotën e 12-pikëve duke u ngjitur në vendin e 15-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat