Bashkimi shpreson ta befasojë Prishtinën!

Sporti

Bashkimi shpreson ta befasojë Prishtinën!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 18:06


Kampioni në fuqi, Sigal Prishtina, sprovohet nga rivali i vjetër, Kosova e Re Bashkimi nga Prizreni, e cila është edhe derbi i javës së 11-të të ETC Superligës së Kosovës në basketboll. Prishtina është kryesues i tabelës me 19 pikë, kërkon t’i rikthehet fitoreve në kampionat, ndërsa Bashkimi mban vendin e tretë me 17 pikë të mbledhura. Ballafaqimi mes këtyre rivalëve zhvillohet të dielën në orën 20.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Blerim Mazreku, basketbollist i Sigal Prishtinës, tha se presin fitore në përballje me prizrenasit. Ai thotë se humbjet nga Peja (87:86) në kampionat dhe në ndeshjen miqësore nga Cibona (101:81) aspak nuk kanë ndikuar që të demoralizohen...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat