Marotta: Pogba nuk largohet

Sporti

Marotta: Pogba nuk largohet

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 00:44

Pavarësisht se 21-vjeçari ka rinovuar kontratën me kampionët e Italisë deri në vitin 2019, frika se mund ta humbasin Pogba te Juventusi ekziston.

Beppe Marotta blindon Paul Pogba te Juventusi. E ardhmja e mesfushorit francez po mban në ankth skuadrën bardhezi, dhe pavarësisht se 21-vjeçari ka rinovuar kontratën me kampionët e Italisë deri në vitin 2019, frika se mund ta humbasin Pogba te Juventusi ekziston dhe madje shumë, pasi së fundmi për të ka shfaqur interes edhe Reali i Madridit.

Megjithatë në një intervistë drejtori i përgjithshëm i klubit bardhezi bëri me dije se talenti francez nuk do të largohet nga Juventusi pavarësisht dëshirës së shumë klubeve europiane për ta patur në skuadër. “Pogba është një nga futbollistët e rinj më të mirë në botë dhe ne kurrsesi nuk duam të privohemi nga shërbimet e tij për këtë arsye i rinovuam edhe kontratën”, deklaroi Marotta. Këtë sezon Pogba e ka nisur në mënyrë fantastike dhe vetëm në ndeshjen e fundit të Serisë A, realizoi një dygolësh duke i dhënë fitoren 3-0 Juventusit përballë Lazios.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat