Triumfuan bindshëm Prishtina, Flamurtari e Drita!

Sporti

Triumfuan bindshëm Prishtina, Flamurtari e Drita!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 15:41

Prishtina pa vështirësi kaloi në rrethin e dytë të Digitalb Kupa e Kosovës në futboll. Bardhekaltrit në vatër të tyre mundën me rezultat 5:0 Ballkanin e Therandës, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës. Flamurtari i Prishtinës me lehtësi kaloi më tutje, pasi që e mposhti me 4:1 Luftëtarin. Hajvalia befasoi të gjithë, duke humbur në Klinë me rezultat 2:1 nga Dukagjini dhe eliminohet nga garat e Kupës. Drita nga Gjilani nuk kurseu Vllazninë nga Pozhorani, duke e gjunjëzuar me rezultat 6:2. Rezultatet: Llamkos Kosova – T. Çanga 4:1, Feronikeli-Rahoveci 2:1, Trepça ‘89 – Vicianumi 2:0, Liria – Besa 1:2, Kosova – Drenica 0:1, Ferizaj – Ulpiana 3:1, Drita – Vllaznia (P) 6:2, Dukagjini – Hajvalia 2:1, Prishtina – Ballkani 5:0 dhe Flamurtari – Luftëtari 4:1. Të enjten në orën 12.30, takohen: KEK-u – Gjilani e Llapi – Kosova (P).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat