Krasniqi: Sek, gjuan shpejt, eventualisht i rrezikshëm!

Sporti

Krasniqi: Sek, gjuan shpejt, eventualisht i rrezikshëm!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 18:17


Mjeshtri i ringut, Haxhi Krasniqi, përgatitet maksimalisht për sfidën e madhe që e pret me 20 dhjetor në kompleksin e hotelit ‘DOLCEÇ” në Munih. Ai të hënën (më 24 nëntor) mësoi emrin e kundërshtarit që do të ketë në ring në luftë për të mbrojtur titujt në versionin WBA Continental dhe WBO International në boks. Kundërshtar i Haxhiut është polaku Dariusz Sek. Bëhej fjalë për një boksier të fortë, i cili nga 23 meçe ka 21 fitore, 1 barazim e 1 humbje. Statistikat e polakut fare nuk luajnë rol për kryetrimin tonë, i cili stërvitet tashmë në Magdeburg të Gjermanisë që të jetë në formën më të mirë të mundshme në mbrojtjen e titujve. Boksieri nga Juniku është optimist para kësaj sfide dhe pretendon fitoren e radhës. Në intervistën ekskluzive për gazetën kombëtare “Bota sot”, Haxhiu tha se fitorja ndaj polakut ia hapë rrugën për titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë në WBO. Boksieri më i mirë shqiptar në muajin prill të vitit të kaluar luftojë për titullin e botës, por pati humbur nga uellsiani Nathan Cleverly. Këshilltari i Krasniqit, Luan Dreshaj tha se përballja e 20 dhjetorit do të jetë interesante dhe si gjithmonë pret fitore të Krasniqit. Ai tha se Krasniqi është shumë i fuqishëm por nuk pritet edhe fitore e lehtë ndaj Sek. Krasniqi tregon se sa është i përgatitur, ku janë pikat më të forta të tij, si dhe ku është rreziku më i madh nga kundërshtari dhe ku do t’i zhvillojë stërvitjet përfundimtare para këtij meçit që e presin me padurim kudo që janë shqiptarët.
“Bota sot”: Haxhi, jeni para sfidës së re, përballë polakut Dariusz Sek. Sa është vështirë ndaj këtij boksierit që ka 21 fitore, 1 barazim e 1 humbje?
Haxhi Krasniqi:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat