Xhoxhaj triumfoi në ‘Adem Jashari’

Sporti

Xhoxhaj triumfoi në ‘Adem Jashari’

Nga: K.G. Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 19:25

Boksieri i Kosovës, Armend Xhoxhaj, është fitues i turneut të 16-të ndërkombëtar “Adem Jashari” në boks, që u mbajt në palestrën e sportit në Gjakovë. Armend Xhoxhaj tregoi cilësitë e tija në përballje me boksierin shqiptar, Aleksandër Ramo. Xhoxhaj shënoi fitore të madhe dhe kësisoj u shpall boksieri më i mirë i turneut. Ai mori shpërblimin 500 euro, i cili iu dorëzua nga përfaqësuesi i familjes Jashari, Lulzimi. Ndërkaq, tekniku më i mirë u shpall: Ajren Ismetov (Bullgari), boksieri më i mirë vendorë: Liridon Zeqiri, çifti më luftarak: Kristian Demaj (Shqipëri)- Albon Pervizaj (Gjermani).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat