Behrami mposhti Werderin, Mustafi zverdhet

Sporti

Behrami mposhti Werderin, Mustafi zverdhet

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 19:07

Futbollisti shqiptar, Valon Behrami, me ekipin e tij, Hamburgu, para shikuesve të tyre, mposhtën me rezultat 2:0 Werderin ga Bremeni. Golat i shënuan: Rudnevs (84’), Wolf (90+3’-autogol). Behrami luajti titullar, ndërsa Hamburgu renditet i 15-ti me 12 pikë, kurse Werderi i 17-ti me 10 pikë në Bundesliga I. Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, me Valencinë pësuan humbje në udhëtim me rezultat 2:1 nga Levante. Mustafi u paraqit standard dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 61-të. Pas javës së 12-të në Spanjë, Valencia është e katërta me 24 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat