Algieri reziston, por triumfon Pacquiao

Sporti

Algieri reziston, por triumfon Pacquiao

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 14:26

Ishte një përballje e dominuar që nga fillimi në fund nga Pacquiao që e rrëzoi kundërshtarin 6 herë në tapet por rivali i tij fitoi simpatinë e publikut për faktin se u ngrit sërish të gjith

Manny Pacquiao impresionon.Kampioni filipinas mposhti në Makau italoamerikanin Chris Algieri për të mbrojtur titullin botëror në peshën welter apo të lehtë në versionin WBO. Ishte një përballje e dominuar që nga fillimi në fund nga Pacquiao që e rrëzoi kundërshtarin 6 herë në tapet por rivali i tij fitoi simpatinë e publikut për faktin se u ngrit sërish të gjitha herët për ta përfunduar ndeshjen në këmbë, duke e kthyer duelin një sfidë të ngjashme në ato të filmave të Rockit, dhe më pas filipinasi sic kuptohet fitoi pastër me pikë me një vendim unanim të jurisë.

Algieri që mund të krenohet me faktin se është i pari boskier që nuk humbet me Ko përballë Pacquiaos në këto 5 vitet e fundit, u rrëzua në tapet që në raundin e dytë me shumë mundësi si pasojë e një rrëshkitje, por më pas Pacquiao i papërmbajtshëm e hodhi dy herë Knock Down në raundin e 6 dhe konsiolodoi dominimin e tij duke e hedhur edhe dy herë të tjera në tapet në raundin e 9. Edhe në raundin final Algieri mundi të rezistonte duke e mbyllur takimin në këmbët e tij dhe rezultati final i tre anëtarëve të jurisë ishte 119-103, 119-103 dhe 120-102 natyrisht në favor të filipinasit. Pas kësaj fitoreje natyrisht që gjithë mendimet e Pacuiqos shkojnë te një duel me Floyd Mayweather, amerikani është sportisti më i pasur i botës dhe prej vitesh flitet për një ndeshje me filipinasin që do të thyente të gjitha rekordet e mëparshme të arkëtimeve. Ndoshta tani është pikërisht momenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat