Shevcenko-Milito, ish-ët nxehin derbin

Sporti

Shevcenko-Milito, ish-ët nxehin derbin

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 18:55

Ish-sulmuesi i Milanit, është i bindur se ky do të jetë derbi i Fernando Torres, edhe pse sulmuesi spanjoll ende nuk ka shfaqur asgjë nga potenciali i tij në këtë filllim sezoni me skuadrën kuqezi.

Andrij Shevcenko dhe Diego Milito, japin opinionin e tyre për derbin e Madoninas, duke e nxehur edhe më shumë supersfidën e javës së 12 të Serisë A. Ish-sulmuesi i Milanit, është i bindur se ky do të jetë derbi i Fernando Torres, edhe pse sulmuesi spanjoll ende nuk ka shfaqur asgjë nga potenciali i tij në këtë filllim sezoni me skuadrën kuqezi.

"Nga Fernando unë pres shumë më tepër, e di që ai ka ende për të dhënë. Jam përballur me të disa herë në Premier League, mbetet një sulmues i madh. Historia e tij nuk ka përfunduar, e përsëris, ka akoma shumë për të dhënë. Pastaj Milani ka të tjerë sulmues mjaft cilësorë. Menez është shumë i zoti, ndërsa El Sharaui një djalosh me shumë cilësi. Inzaghi? Është zhumë entuziast sikur të jetë vetë në fushë. Ndoshta nuk ka shumë eksperiencë, por me grintën që e karakterizon mund të bëjë gjëra të mira.”

Nga një ish i Milanit, te një ish i Interit. Diego Milito beson tek aftësitë e Rodrigo Palacios, për një fitore zikaltër në këtë derbi të zjarrtë. Sipas tij, Palacio tashmë i ka kaluar problemet në kavilje dhe është gati të vendosë fatin e derbit. Milito është i bindur se në skemën 4-3-1-2, bashkombasi e tij do të ndihet shumë mirë, pasi si pykë e dytë është më efikas. Argjentinasi komentoi edhe rikthimin e Reoberto Mancinit, duke qenë i sigurtë se me të në stol Interi do t’u kthehet kohëve të arta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat