Toure nuk ia mbyll derën PSG-së

Sporti

Toure nuk ia mbyll derën PSG-së

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 08:50

Yaya Toure nuk e hedh poshtë mundësinë që t’i bashkohet Paris Saint-Germainit, gjatë kohës kur po spekulohet për një interesim të kampionit francez.
Mesfushori i Manchester Cityt ka probleme me formën këtë sezon dhe thuhet se nuk është i lumtur në Etihad Stadium.

Laurent Blanc dëshiron shërbimet e futbollistit nga Bregu i Fildishtë, i cili ka refuzuar ta mbyllë derën – transmeton Telegrafi.

“Nuk e dimë”, ka thënë ai për RMC, kur është pyetur për mundësinë e kalimit te PSG.

“E rëndësishme është të vazhdoj punën time, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë nesër”.

“Gjithmonë ekziston objektivi për të luajtur te klubet e mëdha dhe për të fituar trofe”, është shprehur Toure.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat