Emrat që mund t’i bashkohen kombëtares së Kosovës

Sporti

Emrat që mund t’i bashkohen kombëtares së Kosovës

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 16:15

Datat e lira të FIFA-së janë në mesin e nëntorit, por Kosova ende nuk e ka konfirmuar asnjë kundërshtar, ndonëse është spekuluar për Beninin. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, për sporti1, ka thënë mes të tjera: “Koha e shkurtër nuk është problem, sepse tani e kemi bërthamën e ekipit. Kemi hyrë në ritmin e lojërave. Më shume mendoj se është me rëndësi të kemi kontinuitetin e takimeve, normalisht të gjithë kundërshtarët për ne janë mundësi e mirë”. Ai shtoi: “Emra të ri do të ketë, por vetëm me qëllim të rrisim konkurrencën në pozicione. Elbasan Rashani është lojtari i mundshëm që mund të na bashkohet. Pastaj Emir Bajrami ka filluar të luaj me shumë pas lëndimit. Janë edhe 2-3 emra të rinj që vitin tjetër do të rrisin konkurrencën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat