Mundo Deportivo: Ose fiton Serbia ose përsëritet ndeshja

Sporti

Mundo Deportivo: Ose fiton Serbia ose përsëritet ndeshja

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 17:22

El Mundo Deportivo hedh poshtë mundësinë që Shqipëria ta fitoj me rezultat zyrtar ndeshjen kundër Serbisë.
E përditshmja spanjolle, El Mundo Deportivo, ka hedhur poshtë mundësinë që kuqezinjtë ta fitojnë me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen kundër Serbisë.

Sipas kësaj të përditshme, Komisioni Disiplinor i UEFA-s duhet të marrë një vendim të shpejtë për incidentin e Beogradit, pasi Serbia në nëntor luan kundër Danimarkës.

E, fitorja sipas tyre duhet t’i takojë Serbisë dhe në rastin më të keq për këta të fundit, ndeshja duhet të riluhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat