De Biasi humbet Roshin, mesfushori i dëmtuar

Sporti

De Biasi humbet Roshin, mesfushori i dëmtuar

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 23:41

Roshi mund të jetë gati për t’u rikthyer në fushë vetëm pas pauzës së përfaqësueseve.

Lajm jo i mirë për Kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjeve eliminatore të Euro 2016 me Danimarkën dhe Serbinë. Trajneri De Biasi nuk do të ketë të gatshëm për këtë sfidë, Odise Roshin, i cili u dëmtua me skuadrën e tij të FSV Frankfurt në ndeshjen e kësaj fundjave me St.Paulin. Futbollisti ka pësuar një dëmtim në muskulin e këmbës së djathtë dhe këtë të hënë i është nënshtruar dhe një rezonance magnetike, e cila ka evidentuar problemin e tij muskulor. Sipas mjekur të ekipit të Bundesligës së 2-të, Uwe Stoever, Roshi mund të jetë gati për t’u rikthyer në fushë vetëm pas pauzës së përfaqësueseve duke nënkuptuar se mesfushori, që dha asistin e golit të Balës në Portugali, nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet me Danimarkën më 11 tetor dhe Serbinë më 14 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat