Kosova pranohet me drejta të plota në EHF

Sporti

Kosova pranohet me drejta të plota në EHF

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 13:13

Kosova është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Federatën Evropiane të Hendbollit
Federata e Hendbollit e Kosovës edhe zyrtarisht është anëtar me të drejta të barabarta i Federatës Evropiane të Hendbollit.

“Kosova është pranuar si anëtari i 50-të me të drejta të plota në EHF pasi shumica e votave në Kongres ishin në favor të saj”, shkruan në njoftimin e EHF-së

FHK ishte anëtare me të drejta të kufizuara në EHF që nga viti 2005. Që naga ajo kohë kosovarët kanë luajtur në arenën ndërkombëtare vetëm me klube.

Kurse, që nga sot Kosova ka drejtë të prezantohet në garat europiane edhe me përfaqësuesen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat