Kah po shkojnë sportet luftarake?

Sporti

Kah po shkojnë sportet luftarake?

Nga: Shkruan: Agim Tahiraj Më: 19 shtator 2014 Në ora: 19:30

Reagimet sportive

Sportet luftarake janë arma më e fortë që gjithmonë i kanë sjellë rezultate sportit të Kosovës. Çfarë të themi ne me sportet luftarake, kur kemi qenë numër një sa i përket boksit dhe shpresoj se prapë do të ishim dhe do bëhemi po qese ka kushte ashtu si duhet. E nisim nga boksi. Tani te ne në boks nuk ka kushte për këtë sport si të them unë së pari. Flas këtë duke u nisur nga klubi ku unë punoj dhe atë në mënyrë vullnetare, nuk ka kushte e pa kushte elementare nuk mund të kemi rezultate. Për rezultate klubet duhet të kanë kryesi, njerëz që interesohen për klubin dhe për sportist të klubit, dhe duke filluar nga kjo vështirë është që ne të presim rezultate. Por duke iu falënderuar dhuntisë së natyrës që ne kemi rini të shëndoshë dhe me vullnet të fortë e të guximshme mendoj se dhe sportet luftarake do të ngritën aty ku e kanë pasur vendin. Boksi te ne ka mjaft të rinj dhe talent e me pak kushte e punë boksin do të kemi aty ku ka qenë me parë. Pra mund të themi se dhe në boks pse mos të kemi një medalist borëtor si krenaria e jonë, xhudistja Majlinda Kelmendi, ku shpresoj se së shpejti edhe boksi do të sjellë medalje në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat