Skandal, portieri e pi urinën!

Sporti

Skandal, portieri e pi urinën!

Nga: K.G. Më: 16 shtator 2014 Në ora: 13:06

Bota sportive është ndonjëherë edhe e tmerrshme. Një skandal ka ndodhur kur portieri i skuadrës zvicerane, Muri, Reto Felder, ka pirë urinën! Ai është i shokuar, sepse ai nuk e ka ditur se bëhet fjalë për urinë. Kjo ka ndodhur gjatë ndeshjes FC Baden-Muri, kur ai e ka pirë urinën e tifozit, i cili gjatë ndeshjes ia kishte mbushur shishen fshehurazi. Badeni e ka fituar takimin me rezultat 3:2. "Kur mora një gllënjkë, kuptova se pija ishte e ngrohtë, por mendova se ishte për shkak të diellit. Gllënjkë e dytë, e kuptova se diçka nuk ishte mirë”. Kjo është diçka që unë kurrë nuk kam përjetuar. Kjo është një diçka primitive”, ka thënë Felder.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat