A do të luajë Kosova ndaj Brazilit?

Sporti

A do të luajë Kosova ndaj Brazilit?

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 18:57

Gjithçka është e mundshme! Kombëtarja e Kosovës të ballafaqohet me kombëtaren e Brazilit, e cila ka përzgjedhës Dungën. Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës janë duke bërë përpjekje që të gjejnë një kundërshtarë të radhës, sepse sfida me Panamanë sipas të gjithave gjasave nuk do të luhet me 9 tetor, pasi kjo e fundit ka kërkuar kushte tjera. Karakteristikë është se portali nga Amerika Latine, Cronista.com përmes një shkrimi të agjentit i cili organizon miqësore, Guillermo Tofoni. Ky i fundit, duke shkruar për përfitimet që marrin përfaqësueset nga miqësoret, veçanërisht ato që i luajnë jashtë terrenit të tyre, por që kanë shumë tifozë veçoi miqësoren Brazil-Kosovë. Është e mundshme që Kosova të takohet me Brazilin e Neymarit. “Për shembull, pse por organizohet ndeshja Brazil-Kosovë në Gjenevë? Sepse në Zvicër janë 800 mijë shqiptarë nga Kosova he çmimi i biletave është shumë më i shtrenjtë se në Kosovë”, shkruan Cronista. A do të bëhet realitet kjo miqësore apo më shumë do të jetë një thashetheme e këtyre ditëve, çdo gjë do të dihet me kohë. Kosova deri më tash ka luajtur katër miqësore, duke barazuar 0:0 me Haitin (në Mitrovicë), pastaj humbi 6:1 nga Turqia (në Mitrovicë, si dhe 3:1 nga Senegali (në Gjenevë). Dhe në takimin e fundit me 7 shtator, në Prishtinë, Kosova mundi me rezultat 1:0 Omanin, duke shijuar fitoren e parë në ndeshjen miqësoren në rrafshin ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat