Haliti: Atmosfera qe e tensionuar, kinezët hodhën shishe!

Sporti

Haliti: Atmosfera qe e tensionuar, kinezët hodhën shishe!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2014 Në ora: 18:03


Shqiptari nga Kosova, Labinot Haliti, me ekipin e tij australian, WS Wanderers janë kthyer në Sydney nga Pekini. Ekipi australian është në gjysmëfinalen e madhe të Asia Champions League në futboll, ndërsa Haliti tregon për gazetën kombëtare “Bota sot” se si e përjetuan rëndë tifozët kinez eliminimin nga gara më prestigjioze. Ai tha se nervozizëm i madh ishte të të gjithë dhe një dëshpërim i pakufishëm i trajnerit italian, Marcello Lippi, që udhëheq skuadrën kineze, Guangzhou Evergrande. WS Wanderers ndeshjen e parë e patën fituar me rezultat 1:0, ndërsa të kthimit e humbën me 2:1 në Kinë, por falë një goli të shënuar si mysafir u kualifikuan. Haliti tha se tifozët hedhën edhe shishe dhe ishin atmosferë e tensionuar.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat