Majlinda largohet nga Rusia

Sporti

Majlinda largohet nga Rusia

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2014 Në ora: 11:00

Kampionia e dyfishtë e botës, xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg), sot në orët e mbrëmjes do të mbërrijë në Republikën e Kosovës, aty ku do të sjellë medaljen e artë të botës. Kampionia e re e botës, largohet nga Rusia, ku tronditi në gjysmëfinale duke ua deklasuar garuesen e tyre, Natalia Kuziutina dhe pastaj në finale edhe më bindshëm mund rumunen, Andreea Chitu. Sot Majlinda largohet nga Rusia, të cilët i tronditi dhe i poshtëroi. Trimëresha jonë bëri zyrtarë rusë nervoz dhe disa prej tifozëve e qytetar rusë pritën në rend që të marrin autografe nga kampionia e botës. Majlinda largohet nga Rusia dhe rreth orës 20.00 pritet të zbarkojë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, do të priten në mënyrë shtetërore dhe do të përcillen si ambasadorë të vërtetë për qytetin e Pejës, që lirisht mund të quhet edhe si kryeqytet i sportit në vendin tonë. Rreth orës 20.30 ekipi do të pritet nga komuniteti sportiv i Kosovës, në një koktej rasti të organizuar nga MKRS dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, në Hotel Sirius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat