Nuk e kam ndërmend të ndalem

Sporti

Nuk e kam ndërmend të ndalem

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 17:39

Çiklisti Alberto Contador, dy herë fituesi i Vueltas, nuk ndihet në kushtet e përshtatshme për të pretenduar për titullin në edicionin e 69-të të kësaj gare, por siguroi se do të bëjë çmos për t’u renditur mes të parëve. “Fakti që ndodhem këtu është një lajm i mirë. Nëse do të flitej për pjesëmarrjen time 3 javë më parë, edhe unë vetë nuk do ta besoja. Njerëzit që kam pranë më kanë dhënë shumë besim, por nuk e di se deri në çfarë niveli mund të arrij”. Që prej tërheqjes nga Tour de France për shkak të dëmtimit, çiklisti nga Madridi nuk është stërvitur mjaftueshëm, megjithatë ai paralajmëroi se do të luftojë në Vuelta. “Nuk kam ndërmend të ndalem, nëse këmbët do t’i ndiej mirë. Në mungesë të stërvitjes ideale dhe me këtë listë çiklistësh të fortë nuk besoj se mund të pretendoj për triumfin, por unë zotohem se do të jap maksimumin”. Do të kalojnë 9 etapa për të mbërritur në fazën më të nxehtë të Vueltas. Contador pohoi se deri në atë moment, garimin do ta marrë shtruar për të mos e sforcuar këmbën e dëmtuar në Tour de France.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat