Shpreson të jetë gati për Kampionatin Evropian

Sporti

Shpreson të jetë gati për Kampionatin Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2014 Në ora: 19:32

Futbollisti i talentuar i Prishtinës, Lorik Aliu, për disa ditë ishte pjesë e grumbullimit me kombëtaren e Shqipërisë U-19, e cila është përgatitur në Turqi. Aliu është përgatitur mjaft mirë, por në ndeshjen e fundit miqësore me Uzbekistanin është lënduar në minutën e 82-të. Kapiteni i kuqezinjve shpreson se do të shërohet sa më shpejtë dhe të jetë gati për eliminatoret e Kampionatit Evropian, që do të mbahen në muajin nëntor. “Kam pësuar një lëndim në gju dhe sigurisht do të më marr kohë tre - katër javë deri të shërimi i plotë, por shpresoj se do të jem gati deri në nëntor”, tha Aliu, duke shprehur kënaqësinë që ishte pjesë e grumbullimit me kuqezinjtë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat