Haliti, krenar që e gjunjëzuan ekipin e Marcello Lippit!

Sporti

Haliti, krenar që e gjunjëzuan ekipin e Marcello Lippit!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2014 Në ora: 15:40


Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Kosova, Labinot Haliti, me skuadrën e tij, WS Wanderers, bënë lojë të madhe dhe e gjunjëzuan me rezultat minimal 1:0 skuadrën e fortë kineze, Guangzhou Evergrande, në ndeshjen e parë të çerekfinales në Asia Champions League. Trajneri i skuadrës kineze është trajneri i mirënjohur italian, Marcello Lippi, i cili i dëshpëruar ka lëshuar fushën. Në një ndeshje të fortë, skuadra australiane doli ngadhënjimtare dhe është një fitore e madhe, duke i dhënë mundësi të mëdha për të kaluar këtë ekip. Halitin me shokë e pret punë e vështirë në ndeshjen e kthimit, por e rëndësishme është që bën një hap para dhe ndihet krenar. Haliti luajti titullar, duke treguar lojë burrërore dhe ishin në nivel të detyrës, duke mos lejuar rivalin që të shënojë. Një ndeshje me dy futbollistë të skuqur dhe që të dytë të skuadrës së Guangzhou Evergrande. Në minutën e 90-të, Zhang Linpeng dhe dy minuta më vonë edhe Gao Lin, janë ndëshkuar me karton të kuq. Haliti luajti deri në minutën e 80-të, i cili është zëvendësuar nga Appiah-Kubi. Futbollisti Golec realizoi golin e fitores së madhe në minutën e 60-të. Haliti është i lumtur për fitoren e madhe, duke shpresuar se edhe në Kinë se do të ia dalin ndaj skuadrës së udhëhequr nga Marcello Lippi. Shqiptari me prejardhje nga Ferizaj është i ngazëllyer për këtë fitore të madhe dhe shpreson se do të arrijnë të kualifikohen në gjysmëfinalen e madhe. Mesfushori shqiptar deri më tash ka realizuar katër gola në garën më prestigjioze dhe është faktori kryesor që skuadra australiane ka depërtuar deri në çerekfinale. Loja e tij u vlerësua lartë dhe ishte i pandalshëm për futbollistët e Lippit. Ai ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se ishte ndeshje shumë e fortë, por një fitore tejet e rëndësishme.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat