Përse Blerim Mazreku ia ktheu shpinën Prishtinës?

Sporti

Përse Blerim Mazreku ia ktheu shpinën Prishtinës?

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2014 Në ora: 10:20


Basketbollisti Blerim Mazreku ia kthen shpinën klubit më të trofeshsëm në vend, Sigal Prishtinës. Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës tash mbetet edhe pa qendrën më të mirë në vend, që sigurisht edhe do të ndihet ndjeshëm mungesa e tij. Mazreku konfirmoi për gazetën kombëtare “Bota sot”, ndarjen me klubin bardhekaltër. Ai tregon arsyet përse nuk iu bashkua stërvitjeve dhe ku mund ta vazhdojë karrierën në të ardhmen. A është i hidhëruar apo jo Mazreku me Sigal Prishtinën dhe a ka gjasa që t’i bashkohet klubit të Pejës apo do të largohet shtegtojë në ndonjë klub jashtë Kosovës?
“Bota sot”: Blerim, pse nuk iu bashkove në ditën e parë të stërvitjeve KB Sigal Prishtinës?

Blerim Mazreku: Mua më ka përfunduar kontrata. Jam lojtar i lirë dhe nuk jam më lojtar i Sigal Prishtinës. Për këtë edhe nuk jam në stërvitjet e Prishtinës.
“Bota sot”: A jeni i hidhëruar me Prishtinën?
Blerim Mazreku:
Jo, jo! Aspak nuk jam i hidhëruar me Prishtinën, por tani jam lojtar i lirë dhe me kënd arrihet marrëveshja do të jem lojtar i atij klubit.
“Bota sot”: A do të jeni në klub brenda Kosovës apo jashtë saj?
Blerim Mazreku:
Dëshira është jashtë Kosovës por nuk ka diçka konkrete, mirëpo edhe në Kosovë do të rri me qejf.
“Bota sot”: Tash e një kohë jeni pjesë e Prishtinës. A jeni të kënaqur me trajtimin që kanë pasur ndaj jush apo je i zhgënjyer me klubin më të trofeshëm?
Blerim Mazreku:
Jo! Qe një vit kam qenë në Prishtinë me këtë kryesi të re, në momentin që kam nënshkruar kontratë, atëherë me siguri që jam edhe i kënaqur. Ka qenë një sezon i vështirë për të gjithë ne, edhe për klubin, edhe për lojtarët, pasi që kemi marrë pjesë në Ligën Ballkanike. Unë them kam kaluar shumë mirë në Prishtinë dhe trajtimi ka qenë shumë i mirë. Për gabimet eventuale kanë mund të ndodhin edhe nga klubi, edhe nga unë por të gjitha këto duke u munduar të tregoj profesionalizëm.
“Bota sot”: Në rast se Prishtina iu afron super ofertë, do ta rishqyrtoni vendimin tuaj dhe të ktheheni në klub?

Blerim Mazreku: Po, me siguri që do të kemi marrëveshje, por s’ka super oferta për lojtarët vendorë.

“Bota sot”: A ka gjasa që të ktheheni në KB Peja?
Blerim Mazreku:
Po, ka gjasa, por kush më ofron kushte më të mira unë do të jem në at klub. Kam kaluar dy sezone shumë të mira në Pejë dhe nuk do të ishte problem aspak të jem lojtar i tyre. Dihet se me këtë klub kam një titull të fituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat