Beckenbauer: Shpresoj që Lahm të pendohet

Sporti

Beckenbauer: Shpresoj që Lahm të pendohet

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 18:44

Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer shpreson që Philip Lahm të pendohet dhe të rikthehet në kombëtare, pavarësisht tërheqjes publike të 30-vjeçarit në përfundim të Kupës së Botës, Brazil 2014.

Sipas Beckenbauer, që e ka fituar botërorin si futbollist dhe trajner, Lahm është në gjendje të luajë edhe për shumë vite me “pancerat”, citon Supersport.

Jam befasuar si shumë të tjerë kur Lahm deklaroi tërheqjen nga kombëtarja. Unë mendoj se ai mund të thyejë çdo rekord, përshembull atë të Lothar Matheus, që ka luajtur 150 ndeshje me kombëtaren.

Lahm është një lojtar i jashtëzakonshëm, që mund të luajë në disa pozicione. Largimi i tij është një lajm i keq për kombëtaren, ndaj shpresoj që të pendohet.”

Duke analizuar suksesin e Gjermanisë në botëror, Beckenbauer, theksoi se kishte ardhur momenti që formacioni i Joakim Loew të shijonte suksesin pas një dekade përpjekjesh.

“Gjermania duhet të fitonte dhe këtë e ndjenin të gjithë. Në turnetë e mëparshëm i mungonte vetëm eksperienca për ta ngritur lart trofeun. Skuadra u rrit dalëngadalë, dhe në Brazil bëri paraqitjen e saj më të mirë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat