Idrizaj vishet bardheblu, Hasani te Kukësi

Sporti

Idrizaj vishet bardheblu, Hasani te Kukësi

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 00:44

Endrit Idrizaj është futbollisti më i ri i Tironës. Mbrojtësi 25-vjeçar firmosi kontratën me bardheblutë duke u bërë kështu blerja më e re e skuadrës kryeqytetase.

Endrit Idrizaj është futbollisti më i ri i Tironës. Mbrojtësi 25-vjeçar firmosi kontratën me bardheblutë duke u bërë kështu blerja më e re e skuadrës kryeqytetase. Lojtari i krahut të majtë, i cili vjet ishte aktivizuar me ekipin e Bylisit u përfol për një kohë të gjatë se do të firmoste me Kukësin për sezonin e ri, por në fund zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij me klubin më të titullar në vend. Idrizaj, i cili është formuar si futbollist te Flamurtari, ka luajtur 21 ndeshje për ballshiotët vitin e shkuar dhe ishte një prej elementëve për të spikatur në pozicionin e tij në kampionatin e kaluar.

Ai pritet t’i bashkohet në orët e ardhshme skuadrës në Ohër për fazën përgatitore bashkë me Debatik Currin, ndërkohë që Tirona këtë të Enjte do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën maqedonase të Sloga Jugomagnat. Ndërkohë skuadra tjetër e Superiores, Kukësi arriti marrëveshje me ish-mbrojtësin e U-21 Edon Hasani, i cili u prezantua gjithashtu dhe me fanellën e ekipit të tij të ri. Hasani, në karrierën e tij ka luajtur dhe në Bullgari dhe Rumani dhe pse nuk ka gjetur shumë hapësira në skuadër e Litex dhe Timisoaras.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat