Skandali përfshin familjen e Neymar, telashe për babanë e vëllanë

Sporti

Skandali përfshin familjen e Neymar, telashe për babanë e vëllanë

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 20:42

Me sa duket, familja e lojtarit Neymar është në telashe. Babai i tij Dunga dhe vëllai, Roberto de Assis, sipas asaj që raporton e përditshmja “Folha de Sao Paolo”, të tre, bashkë me emra të tjerë të rëndësishëm si ish lojtari Junior Baiano, Jarizinho e Carlos Alberto, janë përfshirë në shitjen ilegale të biletave.

Kjo ka çuar në arrestimin e algjerianit Mohamadou Lamine Fofana dhe 10 personave të tjerë të lidhur me këtë organizim. Me sa duket, bashkë me ta është përshirë edhe një anëtar i FIFA-s, i cili duhet t’i ketë furnizuar me bileta. Shuma e fituar mendohet të arrijë 300 mijë euro në ditë.

Tashmë do të dëgjohen të gjithë si dëshmitarë, duke nisur nga Neymar Da Silva e gjithë të tjerët. Në një nga bisedat telefonike me një nga blerësit e këtyre biletave, ky i fundit siguron se ka parë ndeshjen Brazil-Kili në një nga sektorët më të shtrenjtë të stadiumit Mineirao, pranë babait të Neymar, por një gjë e tillë është mohuar në mënyrë kategorike nga përfaqësuesit ligjorë të këtij të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat