Një çiklist spanjoll padit Schumacherin!

Sporti

Një çiklist spanjoll padit Schumacherin!

Më: 21 prill 2014 Në ora: 15:04

Po lufton me vdekjen, por tani Michael Schumacherit i është shtuar një telash tjetër. Një çiklist spanjoll e ka paditur gjermanin pasi një aksidenti që patën në fundin e vitit të kaluar.
Përderisa po lufton për të mbetur gjallë, gjermani, Michael Schumacher, tani ka edhe një betejë tjetër.

Një çiklist spanjoll ia hapi një betejë gjyqësore Schumit, pas një aksidenti që ata patën vetëm pak javë para se gjermani të binte në koma pasi u rrëzua duke skijuar në Alpet e Francës.

Çiklisti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, raportohet se është duke kërkuar kompensim nga Schumacher, pasi ky i fundit e aksidentoi atë në Sevilla përderisa ishte duke vozitur një makina të huazuar, Audi A4, raporton ‘Mirror’.

Spanjolli ka kërkuar kompensim për thyerjen e kyçit të dorës gjatë këtij aksidenti, pastaj një orë dore të thyer, rrobat dhe biçikletën e tij në aksidentin e 17 nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat