Mazrekaj: I besoj këmbës sime, jo mjekëve

Sporti

Mazrekaj: I besoj këmbës sime, jo mjekëve

Më: 17 prill 2014 Në ora: 20:28

Menjëherë pas prononcimit të trajnerit të Partizanit, Marcio Sampaio, në lidhje me çështjen “Mazrekaj”, vjen edhe reagimi i mesfushorit, i cili ndodhet në Prishtinë pranë familjes së tij. 25-vjeçari, në një prononcim për Supersport Kosovën, edhe pse i ul disi tonet, këmbëngul se te Partizanit ka njerëz që nuk ia duan të mirën klubit, duke i transmetuar gjëra të pavërteta presidentit Gazmend Demi.

“Te Partizani ka disa gojë të liga që nuk ia duan të mirën klubit dhe i thonë presidentit Demi që po bëj sikur jam i lënduar, por kjo nuk është e vërtetë.”

Stafit teknik dhe mjeku i Partizanit pretendojnë se Mazrekaj nuk është i dëmtuar, por vetë lojtari jep variantin e tij.

“Kam bërë që EKO që sipas mjekëve tregon që unë nuk jam i lënduar, por unë po ndjej dhimbje dhe nuk mund të luaj. Nuk mund t’u besoj mjekëve por këmbës time.”

Trajneri Sampaio deklaroi se në asnjë rast nuk i ka kërkuar 25-vjeçarit të stërvitet apo të luajë me skuadrën B të Partizanit, por Mazrekaj e beson këtë skenar duke u bazuar në ato çfarë kanë shkruar mediat.

“Të gjitha gazetat në Shqipëri, dhe këtë ju mund ta vërtetoni lehtësisht, shkruajnë se trajneri ka thënë se edhe pasi të riaftësohem unë më parë duhet të luaj me skuadrën B.”

Por a mund të quhet e përfunduar karriera e Mentor Mazrekajt te Partizani?

“Nuk e di çfarë do të bëj, për momentin po mendoj të shërohem sa më shpejt, më pas të shohim.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat