Bizhdili: Arbitri Sadiku na mohoi dy penallti

Sporti

Bizhdili: Arbitri Sadiku na mohoi dy penallti

Më: 13 prill 2014 Në ora: 07:59

Pas incidentit që ndodhi në Kavajë reagon i irrituar presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili. Numri 1 i verdhezinjve akuzoi gjyqtarin kryesor Sadiku duke deklaruar se ai dhe anësorët Doda e Biçaku ishin përgjegjësit kryesorë për atë që ndodhi. Ai shtoi se kryesori Sadiku i kishte mohuar dy 11-metërsha të pastër skuadrës së tij dhe se treshja e gjyqtarëve kishin si synim të mundnin skuadrën e Besës pasi Laçi nuk e bënte dot i vetëm.

Gjithsesi Bizhdili theksoi se për të tilla ndeshje nuk ka çfarë t’i thotë ekipit të tij dhe se arbitra të tillë imponojnë dhunën në stadiumet shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat