Dortmund, kërkon zëvendësuesin e Lewandowskit

Sporti

Dortmund, kërkon zëvendësuesin e Lewandowskit

Më: 8 prill 2014 Në ora: 14:03

Vijon të jetë ende e gjatë lista e zëvendësuesve të Robert Lewandowskit tek Borusia e Dortmund, e cila po punon për të bërë zgjedhjen e duhur. Largimi i sulmuesit polak në verë tek Bayern Mynih pritet të krijojë një boshllëk të madh tek verdhezinjtë edhe pse lista e kandidatëve për ta zëvendësuar atë është ende e gjatë. Në sfidën e parë të çerekfinales së Champions League në “Santiago Bernabeu” u pa qartë se Marco Reus nuk mund të luante në atë pozicion. Në pjesën e dytë të takimit Jurgen Klopp provoi edhe aktivizimin e Julian Schieber që tregoi se është ende herët për të udhëhequr sulmin e Borussias. Këto paraqitje kanë ngritur pikëpyetje përsa i përket sulmit sezonin e ardhshëm. Kështu drejtuesit më të lartë të Dortmund kanë kthyer sytë tek Adrian Ramos, sulmuesi kolumbian i Herthës së Berlinit që ka shënuar 19 gola në 26 ndeshje të kampionatit këtë sezon.

Një tjetër emër i lakuar për t’u transferuar në “Signal Iduna Park” është boshnjaku i Manchester City, Edin Dzeko, i cili kërkohet edhe nga Interi. Edhe pse mund të jetë një operacion i shtrenjtë Dzeko shihet si zëvendësuesi ideal i Lewandowskit. Një tjetër futbollist që ka përfunduar në listën e dëshirave tek Dortmund është edhe sulmuesi i Torinos, Ciro Immobile, që është në bashkëpronësi me Juventusin. 24-vjeçari ka shënuar 18 gola në 28 ndeshje kampionati. Përveç emrave të konfirmuar Dortmund po sheh me interes edhe disa të rinj si Michy Batshuayi i Standard Liezh dhe Aleksandër Mitrovic i Anderlecht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat