Bersant Celina refuzon përfaqësuesen norvegjeze për Kosovën

Sporti

Bersant Celina refuzon përfaqësuesen norvegjeze për Kosovën

Më: 5 shkurt 2014 Në ora: 09:07

Mesfushori i ri i Manchester Cityt që aktualisht luan në ekipin U-18 të të kaltërve, Bersant Celina, do të veshë fanellën e përfaqësueses kosovare tash e tutje.

Celina, 17 vjeçar, që ka luajtur më parë për përfaqësuesen norvegjeze U-17 në vitin 2013, ku ka regjistruar edhe një asistim, tash e tutje do të jetë vetëm i Kosovës, ka konfirmuar babai i tij.

Babai Celina ka marrë edhe konfirmimin e përzgjedhësit të përfaqësueses kosovare, Albert Bunjaku, i cili i ka premtuar zhvillim të duhur djalit të tij me Kosovën në të ardhmen. Gjithashtu, me këtë vendim të atit të Bersantit, është njoftuar edhe Federata Norvegjeze e futbollit, së cilës i është bërë e ditur se tash e tutje Bersanti do të luaj për përfaqësuesen e Kosovës dhe nuk do të pranojë më ftesat nga ajo norvegjeze.

Bersant Celina, ka qenë pjesë e përfaqësueses së të rinjëve të Kosovës, paralelisht me atë norvegjeze, derisa vitin e kaluar kishte marrë pjesë në turneun e shteteve të mbajtur në Zvicër.

Manchester City shpreson shumë te talenti kosovar Bersant Celina, për të cilin në faqen zyrtare shkruan se si lojtar ofanziv dhe i krahut, ai ka shënuar gola vitale për ekipin e tij, si dhe është njëri ndër futbollistët më gjakftohtë kur vjen rasti për të shutuar nga pika e bardhë.

Celina ka debutuar me U-18 të Manchester Cityt në ndeshjen ndaj Wolverhampton Wanderers në janar të vitit të kaluar, ku ekipi i tij kishte fituar 1-0. Ai ka refuzuar grumbullimin e radhës së kombëtares norvegjeze që mbahet gjatë këtij muaji në Qipro

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat