Rregulla të reja në Kampionatin Botëror, ja çfarë i pret garuesit e Kosovës  

Sporti

Rregulla të reja në Kampionatin Botëror, ja çfarë i pret garuesit e Kosovës  

Nga: K. G. Më: 7 mars 2024 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Para disa muajve janë vendosur rregullat e reja për sportin e karatesë, pra si mund të merr pjesë në Kampionatin Botëror.

Janë rregulla të vendosura nga Federata Botërore e Karatesë (WKF).

Për të siguruar biletën për në Kampionatin Botëror, janë kualifikimet, duhet fituar pikë ngjashëm sikur për Lojërat Olimpike.  

Me rregulloren e Federatës Karatesë Botërore - WKF tash nuk mundesh me marr pjesë në Kampionat Botëror nëse nuk kualifikohesh. 

Vetëm 33 më të mirët marrin pjesë qoftë të konkurrenca e femrave e qoftë të meshkujt. 

Kjo do te thotë se nuk mundesh më me gënjyer askënd se je më i miri nëse nuk je aty. Për momentin vetëm kombëtarja e Kosovës merr pjesë me automatizëm të femrat sepse janë fitues të medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror, eventualisht ka shpresa edhe karateistja Fortesa Orana në gara individuale dhe ndonjë garues nëse merr pjesë medalje evropiane.

Shpresojnë se ky rregull sa më shpejt të futet edhe për Kampionatin Evropian dhe kjo do të jep një ngjyrë madhështore këtij sporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat