Sportisti i madh çeçen la pa fjalë Shaban Tërstenën

Sporti

Sportisti i madh çeçen la pa fjalë Shaban Tërstenën

Nga: K. G. Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 14:49
Shaban Tërstena e Magomed Ibragimov

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, legjenda e mundjes Shaban Tërstena, që nuk ka trofe që nuk ka fituar në botë, është befasuar nga sportisti i madh çeçen Magomed Ibragimov.

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, Shaban Tërstena, ka mbetur pa fjalë nga Ibragimov.

“A ka gjë më të mirë në jetë kur ke miq në mbarë botën, si tani miku im sportiv Magomed Ibragimov, kampioni legjendar i ardhur enkas nga Çeçenia për të vizituar miqtë e tij në Maqedoni.

Momentet që vërtet shënojnë jetën tuaj janë të rralla, janë momente të jashtëzakonshme, por më shumë se miq të vlefshëm përmes të cilëve ndjen respektin për ty nga një kampion i madh sportiv.

Ngjarjet e tilla, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të gjithë edhe por edhe për mua, është respekti i lartë që kam marrë nga miku im, i cili në Pekin ka fituar medaljen e parë olimpike të bronzit për Maqedoninë e pavarur mundësi natyralizuar Moghamed Ibragimov nga Republika e Çeçenisë

Isha vërtet i befasuar, mu kujtuan se si në kohën time kam luftuar me atletet të ndryshme dhe munda shumë mundës të famshëm botërore dhe fitova gjithçka që mund të fitojë një sportist, nga Lojërat Olimpike, në Kampionatin Botëror dhe Evropian, në Lojërat Mesdhetare dhe në të gjitha garat e mëdha ndërkombëtare. 

Më duhet të them se kam mirënjohje më të lartë nga e gjithë bota dhe nga Maqedonia, por kjo është hera e parë që marr këtë lloj njohjeje, kështu është në jetë, kur je i ri dhe ke ëndërr, ti fitosh të gjithë edhe pa atlete profesionale, dhe tani kam një palë atlete olimpike të arta. 

Prandaj, sportistë të rinj, mos hiqni dorë kurrë nga ëndrra juaj, ndoshta një ditë jeta do t'ju kthejë shumë më tepër se mua. Çfarë të them tjetër Magi je një kampionë i madh me zemër të madhe sportive faleminderit edhe nga ana ime me dorën në zemër për respektin dhe këtë njohje që nuk i harron kampionet olimpik”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat