Nehat Çitaku zgjidhet kryetar për një vit! Kryetari i ri: Definitivisht u mposhtë padrejtësia

Sporti

Nehat Çitaku zgjidhet kryetar për një vit! Kryetari i ri: Definitivisht u mposhtë padrejtësia

Më: 20 janar 2024 Në ora: 12:25
Nehat Çitaku

Në kuvendin e jashtëzakonshëm të Federatës së Pingpongut të Kosovës, ku ishin pjesëmarrës 37 delegatë me të drejtë vote, me shumicë të votave (18) nga 35 vota të vlefshme, zgjedhjet i fitoi Nehat Çitaku që do ta ketë mandatin deri në vitin 2025.

“Definitivisht u mposhtë padrejtësia.

Fitore e madhe e pingpongut Kosovar por jo vetëm!

Falenderim i veçantë për përfaqësuesit e Klubeve të pingpongut të Kosovës dhe të gjithë të tjerët të cilët përkundër presionit të paparë ndonjëherë nga grupe të caktuara të interesit e që do të publikohen më vonë, arritën të e përballojnë me sukses dhe të përcaktohen për një ardhmëri të ndritur të këtij sporti, sporti i cili i pari hapi dyert për ndërkombëtarizim të sportit Kosovar që në vitin 2003!”, ka shkruar Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat