Nuk e preferonte se është shqiptar/ Publikohet video e momentit kur Ernest Muçi shan në shqip trajnerin serb

Sporti

Nuk e preferonte se është shqiptar/ Publikohet video e momentit kur Ernest Muçi shan në shqip trajnerin serb

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 00:02
Ernest Muçi

Talenti shqiptar, Ernest Muçi, nuk u përmbajt mbrëmjen e djeshme, teksa shpërthue në sharje në momentin e realizimit.

22-vjeçari i dhuroi 1 pikë skuadrës së tij në duelin ndaj Piast Glivices. Goli i tretë në Ekstraklasa për Muçin dhe i pesti duke përfshirë edhe rrjetat europiane. 

Në momentin e shënimit, në mimikën e Muçit dallohen qartazi sharjet në shqip të adresuara drejt trajneri kundërshtar, serbit Aleksander Vukoviq, me të cilin ka punuar më parë te Legia.

44-vjeçari nuk e preferonte sulmuesin për shkak të faktit që është shqiptar. Ai drejtoi Legian si trajneri i parë nga sezonin 2019 deri në 2022, ndërkohë që më pas mori drejtimin e Piast-it. 

Muçi u hakmor ndaj tij, duke i hequr nga duart fitoren me një gol të bukur, edhe pse skuadra e tij ishte me 10 lojtarë. Në fund disa sharje në gjuhën shqip si përshëndetje…  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat