Struga dëshpëron në duel me Sileksin

Futboll

Struga dëshpëron në duel me Sileksin

Nga: K.G. Më: 28 prill 2024 Në ora: 17:56
Pamje nga ndeshja

Struga Trim Lum ka dështuar si vendas, duke u mposhtur me rezultat 3:2 nga Sileksi i Kratovës. 

Humbje e hidhur për struganët por mbeten në krye të tabelës.

Për Strugën shënuan Ibraimi (23') e Radeski (34') dhe për Sileksin Igantov (36' e 48') dhe Kalanoski (52').

Pas javës së 29-të në elitën e futbollit maqedonas, Struga Trim Lum kryeson me 58 pikë, pasojnë Shkupi me 58 e Shkëndija me 55, Sileksi renditet në vend të katërt me 41 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat