Adriatik Maloku synon rezultate sa më të mira në Kampionatin Evropian 

Sporti

Adriatik Maloku synon rezultate sa më të mira në Kampionatin Evropian 

Nga: K.G. Më: 15 korrik 2023 Në ora: 23:18
Adriatik Maloku

Klubi i pingpongut “Gani Maloku” nga Ferizaj, mburret me pingpongistin e talentuar Adriatik Maloku.

Talenti i këtij klubit është duke garuar në Kampionatin Evropian, ku synon rezultate sa më të mira.  

“Lojtari i klubit tonë Adriatik Maloku po merr pjesë në Kampionatin Evropian për të rinj në pingpong, i cili po zhvillohet në Gliwice të Polonisë!

Adriatiku është duke u prezantuar me sukses në këtë kampionat, duke marrë pjesë në kategoritë U19 për meshkuj”, njofton klubi i pingpongut “Gani Maloku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat