Thaçi: Mitrovica dhe mbarë Kosova do ta kujtojë gjithmonë Musa Begun

Sporti

Thaçi: Mitrovica dhe mbarë Kosova do ta kujtojë gjithmonë Musa Begun

Më: 5 prill 2023 Në ora: 12:26
Musa Begu

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, me presidentin e saj, Edmond Thaçi, janë të trishtuar me lajmin se gazetari i mirënjohur sportiv, Musa Begu, ka ikë në amshim. 

“Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, me pikëllim të thellë mori lajmin e hidhur, për ndarjen nga jeta të gazetarit shumëvjeçar të sportit, Musa Begu.

Mitrovica dhe mbarë Kosova do ta kujtojë gjithmonë me respekt jetën dhe veprën e këtij kolosi dhënë gazetarisë sportive.

Musa Begu, ka punuar shumë gjatë në gazeta të ndryshme sportive, si ‘Rilindja’, ‘Bota sot’, ‘Arena Sportive’, ‘Kosova Sport’, ‘Tribuna sportive’ etj.

Musa Begu ka qenë edhe anëtar nderi i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës si dhe është nderuar me çmimin për "Vepër Jetësore" nga SHGSK-ja.

Me këtë rast, Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Begu dhe gjithë komunitetit të gazetarëve sportivë, për vdekjen e kolegut Musa Begu”, ka shkruar Thaçi në telegram ngushëllimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat