Polonia bojkoton Lojërat Olimpike, nëse garojnë atletët rus dhe bjellorus

Sporti

Polonia bojkoton Lojërat Olimpike, nëse garojnë atletët rus dhe bjellorus

Më: 30 mars 2023 Në ora: 16:33
Logo e Lojërave Olimpike

Pas zërave se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) do të lejojë sportistët rusë e bjellorusë të luajnë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” reagimet kanë qenë të shumta. Polonia po mendon të bojkotojë këtë event olimpik në rast se kjo gjë ndodh dhe ai mund të mos jetë shteti i vetëm që e bën këtë veprim.

“Ky vendim është i mundshëm, por duhet marrë në një koalicion më të gjerë, jo të vetëm.

Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që sporti të jetë i lirë nga ndikimi rus,” tha mes tjerash Marcin Pszidah.

Një reagim i fortë ky i Polonisë, që mund të pasohet nga shumë shtete të tjera, që nuk e pëlqejnë vendimin e IOC për të lejuar rusët e bjellorusët të garojnë si neutralë.

Gjithsesi, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka kërkuar kohë për të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat