Ganiu: Shaban Sejdiu, njëri nga legjendat e gjallë të Olimpizmit Botëror 

Sporti

Ganiu: Shaban Sejdiu, njëri nga legjendat e gjallë të Olimpizmit Botëror 

Nga: K. G. Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 19:07
Ganiu: Shaban Sejdiu, njëri nga legjendat e gjallë të Olimpizmit Botëror 

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot e ka pritur Shaban Sejdiun, ish mundësin e mirënjohur dhe fituesin e medaljes së bronztë olimpike në vitin 1980 dhe 1984.

Sejdiuj dhe kryetari i Çairit diskutuan për shumë gjëra në interes të sportit.  

“Shaban Sejdiu, njëri nga legjendat e gjallë të Olimpizmit Botëror dhe njëri nga më të mëdhenjtë në sportin e mundjes në nivel Botëror, pjesëmarrës në katër Lojëra Olimpike, ishte për vizitë sot në Komunën e Çairit dhe ndjehem tejet i nderuar që jam njeriu i parë të cilit kampioni ia dhuron monografinë e tij “Shkëlqimi i yllit” që do ta promovojë më datë 23.12.2022.

Bashkë me Sejdiun, në takim kishim edhe njërin nga redaktorët e kësaj monografie të Botuar nga Komiteti Olimpik I Maqedonisë, Zoran Mihajllov.

Suksesi sportiv i Shaban Sejdiut, që nisi në Shkollën Fillore “Liria” dhe e vazhdoi në një rrugë tejet të veçantë me përplot medalje e trofe në nivel kombëtar e botëror, na bën të ndjehemi gjithmonë krenarë dhe shembull për të gjithë.

Uroj kampionin për këtë monografi me të cilën padyshim lenë gjurmë të pashlyeshme tek e ardhmja jonë e suksesshme sportive”, ka shkruar Ganiu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat