Hoeness bëhet pishman për komentet mbi Dortmundin

Sporti

Hoeness bëhet pishman për komentet mbi Dortmundin

Më: 15 shtator 2012 Në ora: 11:36

Presidenti i Bayernit ka bërë hapa prapa në lidhje me komentet e tij rreth statusit të Dortmundit në botën e futbollit. Uli Hoeness deklaroi më parë se kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë popullaritet në nivel rajonal, ndërsa Bayerni është një forcë globale.

Mirëpo këto fjalë nuk u pritën mirë nga homologu i tij te Dortmundi, Watzke, i cili kërkoi më shumë respekt nga bavarezët dhe Hoeness nuk ngurroi të sqarojë për Bild se kurrë nuk ka dashur të nënvlerësojë punën e mirë që ka bërë Dortmundi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat