Sporti

“Pesė shqiptarėt mė tė mirė – janė zviceranė”

Bota Sot | 11.09.2012 19:03
“Pesë shqiptarët më të mirë – janë zviceranë”

Zviceranėt duket se po bėjnė tė pamundurėn pėr tė tensionuar sa mė shumė sfidėn mes Zvicrės dhe Shqipėrisė, duke kėrkuar me ēdo kusht tė ngjallin ndjenjėn e nacionalizmit dhe pėr mė tepėr duke tentuar nė tė gjitha mėnyrat pėr tė ulur imazhin e lojtarėve tė pėrfaqėsueses shqiptare tė futbollit.
Pas shprehjes “pjatalarės” tė pėrdorur nga Blick kundėr mesfushorit tė pėrfaqėsues shqiptare, Burim Kukeli, provokimi i radhės vjen nga portali i internetit 20min.ch, i cili rreshton pesė arsyet pse Zvicra duhet tė fitojė kundėr Shqipėrisė.

Njė nga kėto arsye ėshtė se sa herė qė zviceranėt luanin kundėr shqiptarėve, ata arrinin tė kualifikoheshin nė fazėn finale tė njė turneu, siē ka ndodhur nė Botėrorin 1966 dhe Euro 2004.

Provokimi ka qenė pikėrisht nė arsyen e fundit, qė titullohej “Pesė shqiptarėt mė tė mirė janė zviceranė”.

“Pesė yje tė kombėtares kanė rrėnjė shqiptare. Ata janė: Xherdan Shaqiri (Bayern Munich), Valon Behrami e Blerim Xhemajli (Napoli), Granit Xhaka (Borussia Moenchengladbach) dhe Admir Mehmeti (Dinamo Kiev). Edhe kundėrshtari ka ‘legjionarė’, por tė njė niveli krejtėsisht inferior. Kėta shqiptarė luajnė pėr Luganon (Sadiku), Paderborn (Meha), Pas Janina (Lila e Vila) apo Sepahan (Bulku). Kjo nuk ėshtė saktėsisht bota e futbollit tė madh”, shkruhet nė kėtė artikull, i cili ėshtė shoqėruar me komente nacionaliste tė tifozėve zviceranė qė presin njė goleadė ndaj “amatorėve” shqiptarė.


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus