Noti mbyll garat për Kosovën në EYOF Banska Bystrica, Hana Bejiqi zë vendin e 37-të

Sporti

Noti mbyll garat për Kosovën në EYOF Banska Bystrica, Hana Bejiqi zë vendin e 37-të

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 12:03
Hana Bejiqi

Notarja kosovare, Hana Bejiqi, ka përfunduar sot garën e saj në Festivalin Veror Olimpik Evropian, EYOF Banska Bystrica 2022.

Njëkohësisht, Bejiqi ishte edhe garuesja e fundit e Kosovës që garoi në EYOF Banska Bystrica që po zhvillohet në Sllovaki.

13-vjeçarja mbylli garën me kohë 28.10 sekonda, kohë kjo që e renditi në vendin e 37-të nga 47 garuese.

Por që nuk i mjaftoi të kualifikohet në gjysmëfinale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat