​Atletja shqiptare Luiza Gega renditet e pesta në botërorin e atletikës

Sporti

​Atletja shqiptare Luiza Gega renditet e pesta në botërorin e atletikës

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 10:21
Luiza Gega

Luiza Gega është një nga vajzat më të shpejta në botë në distancën 3000 metra me pengesa,duke u renditur e 5-ta në finalen e botërorit të atletikes në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj.

Në pistë, Gega tregoi që është sportistja më e mirë shqiptare, duke dhënë kohën 9:10.04 dhe automatikisht shënoi rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë.

Madje Gega e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në botëror është e jashtëzakonshme.

Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Gega me kohën 9:14.29 dhe që u vendos në 1 korrik në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat