Në Olimpiadën e Tokios spikatën garat e notit

Sporti

Në Olimpiadën e Tokios spikatën garat e notit

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 15:16
Në Olimpiadën e Tokios spikatën garat e notit

Në Olimpiadën e Tokios spikatën garat e notit me Tatjana Schoenmaker, që theu rekordin e parë botëror individual në këto Lojëra.

24-vjeçarja nga Afrika e Jugut fitoi garën e 200 metrave stil bretkosë për femra me kohën 2 minuta, 18 sekonda e 95 të qindtat, duke thyer një rekord që rezistonte prej 8 vjetësh.

Lilly King e Shteteve të Bashkuara të Amerikës fitoi medaljen e argjendit me kohën 2 minuta, 19 sekonda e 92 të qindtat, ndërsa bashkatdhetarja e saj, Annie Lazos, fitoi medaljen e bronztë me kohën 2 minuta, 20 sekonda e 94 të qindtat.

Evgeny Rylov i Rusisë fitoi fitoi garën e 200 metrave stil shpine për meshkuj, duke vendosur një rekord të ri olimpik me kohën 1 minutë 53 sekonda e 29 të qindtat këtë të premte në Olimpiadë. Amerikanit Ryan Murphy iu desh të kënaqej me medaljen e argjendit me kohën 1 minutë, 54 sekonda e 15 të qindtat. Medaljen e bronztë e rrëmbeu britaniku Luke Greenbank me kohën 1 minutë, 54 sekonda e 72 të qindtat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat