Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të diel

Shqipëria

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të diel

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 08:21
Fotoilustrim

Për ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare, por kalimtare, përgjatë relieveve malore në veri dhe lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet i forcës 1–2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat