Protestat në vend, gruaja e Sokol Olldashit lëndohet gjatë tubimit

Shqipëria

Protestat në vend, gruaja e Sokol Olldashit lëndohet gjatë tubimit

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 17:26
Enkelejda Olldashi lëndohet gjatë tubimit

Edhe pedagogë i janë bashkuar protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë. Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka publikuar pamje nga protesta, duke veçuar praninë e pedagoges Enkelejda Olldashi pranë studentëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi ka vlerësuar qëndrimin e saj në krah të të rinjve, duke theksuar se gjatë 36 viteve të pluralizmit ajo ka qëndruar larg politikës dhe pranë studentëve.

“Pedagoge Kela Olldashi, studentët të duan për atë që ti je. Unë të respektoj pafund për mirësinë dhe forcën që ti ke. Në 36 vjet ‘pluralizëm’ ke qenë larg politikës, pranë studentëve.

Të adhuroj për forcën dhe moralin që ke ti si grua, si nënë, si vajzë dhe pedagoge e fëmijëve tanë. Kur ngrihet rinia, bie qeveria”, shkruan Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat