Burgu i grave, në Pogradec/ Ministri i Drejtësisë: Gratë e dhunuara do të kalojnë në ndërtesën e re

Shqipëria

Burgu i grave, në Pogradec/ Ministri i Drejtësisë: Gratë e dhunuara do të kalojnë në ndërtesën e re

Më: 8 mars 2024 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Nuk mund të thuhet nëse mbyllja e burgut të grave në Tiranë dhe zhvendosja e tyre drejt Pogradecit është apo jo një lajm i mirë për to dhe familjet e tyre, por ky njoftim u dha nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pikërisht në ditën e grave.

Por duke zgjedhur simbolikën e tetë marsit, ministri i Drejtësisë shpjegoi se hapja e burgut të ri të grave do të pasojë mbas hapjes së dhuratës së ligjit të amnistrisë që sidoqoftë nuk duket se kur do marrë formë.

“Është diskutuar zhvendosja në Porgradec. Ai institucion është drejt përfundimit të mobilimit dhe ne e kemi marrë në dorëzim. Brenda marsit përfundon me çelësa në dorë i gjithë mobilimi i brendshëm i atij institucioni që plotëson të gjitha standardet e trajtimit sipas ligjit të grave dhe vajzave të dënuara. Besoj se shumë shpejt do të kemi një vendimmarrje të transferimit, pasi të bëhet amnistia”, tha Ulsi Manja-ministri i Drejtësisë.

Në përpjekje për të konfirmuar se shumica ka hequr dorë nga amendimet ku përfshihen të burgosurit dhe të burgosurat e hetuar nga SPAK dhe të dënuar nga gjykata antikorrupsion, Manja solli shembullin e një gruaje për të nënkuptuar qëndrimin e tij.

Ndërsa projekligji i amnistisë mbetet teorik, të dënuarit nga burgu i Peqinit, Rrogozhniës dhe Durrësit kanë reaguar përmes letrave publike.

Një pjesë kërkojnë të mos diskriminohen për shkak të të korruptuarve dhe të tjerët akuzojnë se ligjbërësit kanë harruar të varfërit në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat