E reja vdes në një spital pas operacionit! 28-vjeçares i kryhet autopsia, merren në pyetje edhe familjarët! Prokuroria nis hetimet

Shqipëria

E reja vdes në një spital pas operacionit! 28-vjeçares i kryhet autopsia, merren në pyetje edhe familjarët! Prokuroria nis hetimet

Më: 31 janar 2024 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Një e re ka ndërruar jetë në një spital privat ditë e djeshme. Sipas policisë, vajza 28-vjeçar ka vdekur pas operacionit në këtë spital, ndërkohë prokuroria ka nisur edhe hetimet.

Në njoftimin zyrtar, blutë e kryeqytetit  sqarojnë se është ngritur një grup hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.

“Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion”, sqaron policia.

Ndërkohë materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat